Zbulo të panjohurën

Mblidhet kryesia e LDK-se flasin per emrin e kryeministrit

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, sot në orën 10:00 ka mbledhur Kryesinë e partisë, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike pas vendimit të Kushtetueses dhe për punën e zgjedhjeve të parakohshme.

Siç mëson Express nga burime të sigurta, në këtë mbeldhje të LDK’së do të diskutohet edhe emri i kandidatit për kryeministër nga radhët e partisë që drejton ish-kryeministri Mustafa.

Lidhur me një zhvillim të tillë Express ka kontaktuar nënkryetarin e kësaj partie, Haki Rugova, i cili ka pranuar se ka takime formale brenda partisë.

“Takime formale ka, tash s’e di. Grupe-grupe takohen. Por sot s’besoj se do te kete ndonje mbledhje të Kryesisë”, ka thënë Rugova për Express.

Express ka provuar të kontaktojë edhe anëtarët e tjerë të kryesisë së LDK’së por asnjëri s’ka qenë i qasshëm.

Gjithë këto zhvillime vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.

Vendi pritet të mësojë datën e zgjedhjeve të reja posa të dalë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka thënë u.d e presidentes, Vjosa Osmani.