Zbulo të panjohurën

Më 24 mars mbahet seanca e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Seanca e radhës ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe të tjerëve, do të mbahet më 24 mars në Hagë, raporton Zeri.info.

Kështu është bërë e ditur përmes nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Konferenca për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të mbahet prej orës 11, ndërsa data korrespondon me përvjetorin e 22-të të nisjes së bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë.

Kujtojmë se seanca e fundit për çështjen e Thaçit dhe të tjerëve ishte mbajtur më 16 shkurt.