Zbulo të panjohurën

Më shumë se 600 gjoba u shqiptuan të dielën për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka shqiptuar më shumë se 600 gjoba të dielën për mosrepsektim të masave anti-COVID-19.

Përmes raportit 24-orësh, bëhet e ditur se janë shqiptuar 615 gjoba në bazë të ligjit COVID-19, transmeton Zeri.info.

Po ashtu gjatë të dielën kanë ndodhur 35 aksidente trafiku, ku një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, kurse 16 të tjerë me të lënduar.

Policia gjithashtu ka arrestuar 10 persona të dielën për vepra të ndryshme penale, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të denimit.