Zbulo të panjohurën

“Më vrisni edhe mua” — Kërkesa e nënës drejtuar serbëve kur ia vranë djalin

Disa fëmijë të fshatit Rezallë të Skenderajt janë vrarë gjatë luftës para syve të prindërve.

Çdo ditë me vete bart kujtimet nga ky oborr, ku ndodhi ngjarja më e hidhur e jetës së saj.

Mehreme Zeqiri-Deliu nga fshati Rezallë ishte duke përgatitur ushqim për fëmijë.

Por punët e saj i ndërprenë krismat e armëve.