Zbulo të panjohurën

Mediumi i Baton Haxhiut paralajmëron publikimin e dosjeve për vrasjen e Xhemajl Mustafës, Komandant Drinit dhe tentimvrasjen e Fetah Rudit

Albanian Post ka siguruar dosje të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, për disa nga vrasjet e personaliteteve me të rëndësishëm të pas luftës në Kosovë.

Dosja voluminoze e UNMIK-ut, që e posedon Albanian Post, tregon në detaj se kë po e hetonte UNMIK-u për vrasjen e Xhemail Mustafës, Ekrem Rexhës, atentatin ndaj Fetah Rudit dhe kush janë personat e implikuar.

Në një nga dosjet, që mbanë datën e katër nëntorit të vitit 2001, hetuesi i UNMIK-ut tregon se kush po e monitoronte për ta vrarë Xhemail Mustafën dhe me cilin person të rëndësishëm kishin kontakt të vazhdueshëm ata.

Dosja përmban edhe transkriptat e të përfshirëve që ishin marrë në pyetje për këto vrasje dhe policët e infiltruar.

Dosja tregon gjithashtu për atentatin ndaj anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudit dhe si lidhet një aksident misterioz me tre të vdekur me këtë atentat.

Prapaskenat e të gjitha këtyre rasteve dhe gjithçka tjetër, nga urdhërdhënësit e deri te numrat e armëve të cilat u përdorën për vrasje, gjenden në dosjen që posedon Albanian Post.

Ndërveprime të pabesueshme, vrasje, plagosje, telefonata dhe përcjellje misterioze, realizuar paralelisht me zhvillimet politike të kohës.

Politikanë brenda një partie politike që thërrisnin për zbardhjen e vrasjeve, derisa në prapaskenë dihej shumë më tepër.

E vërteta e UNMIK-ut, përmes dosjeve, del hapur në Albanian Post.

Publikimi i dosjeve për vrasjet e pasluftës menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.