Zbulo të panjohurën

Mehaj merr vendimin e parë, ndalon pirjen e duhanit në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë vendimin e parë në dikasterin që ai drejton.

Mehaj ka ndaluar pirjen e duhanit në objektin e ministrisë.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonlinen zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

Ai u shpreh shkurt se vendimi është marrë dje, ndërsa sot ka filluar të zbatohet.

Armend Mehaj e mori detyrën e ministrit të Mbrojtjes më 23 mars, teksa tha se nga mërgata ka ardhur në Kosovë për t’i shërbyer vendit.

Unë vij nga mërgata. E kam lënë familjen dhe punën për me i shërby vendit. Ne familjarisht i kemi shërby vendit, unë s’kam qenë në UÇK, por familjarisht i kemi kontribu UÇK-së për qëllimet që i kemi pas. Kam shërby në misione të tjera. Ato avancime do t’ia sjell forcës sonë”, ka thënë Mehaj.