Zbulo të panjohurën

Melisa dhe Sindi ‘kapen’ sërish në “PërPuthen”: Mjaft fole për seks

Sindi dhe Melisa janë përfshirë shpesh herë në debat në “PërPuthen”, ku nuk kanë munguar as ofendimet dhe reagimet e ashpra.

Në takimin me Atdheun, Sindi e pyeti se sa i rëndësishëm është seksi për të, ndërsa pikërisht për këtë pyetje, Melisa i tha se po kopjon atë. Ndërkohë Sindi iu përgjigj me indiferencë, ku i tha Melisës se është “e papërfillshme” për të.

Debati: Melisa: Ti po përpiqesh të bëhesh një kopja ime e vogël, mua më ka ofenduar, ndërsa tani flet vetë si unë dhe mjaft fole për seksin. Ti kërkon të marrësh vëmendjen time gjithë kohën

Sindi: Nuk flas me ty

Melisa: Po pra, po merresh vetëm me mua

Sindi: Je e papërfillshme për mua

Melisa: Po pra dhe gjithë kohën vetëm mëson nga unë

Sindi: Ti nuk di as të debatosh me mua, por largohesh nga skena

Melisa: Si unë po flet, të njëjtat pyetje që bëj unë

Sindi: Nuk matem me ty

Melisa: Normal që jo, se një pëllëmbë je