Zbulo të panjohurën

Mërgimtarit i vidhet vetura në Komoran

Një veturë me targa gjermane është vjedhur sot në Komoran.

Pronari veturës, i ka thënë Telegrafit se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Siç bënë të ditur ai, vetura e tipit Audi është vjedhur në parkingun e një supermarketi.

S.Q, ka thënë tutje se rasti është lajmëruar në stacionin policor në Drenas.

Më tej tregon se pasi janë publikuar fotografitë në grupin “Marakli të Kerreve”, persona në atë grup kanë treguar se vetura është parë në magjistralen Lipjan- Ferizaj.

Pronari i veturës ka thënë se vetura e ka të thyer xhamin e derës së shoferit.

Ai ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë ndonjë informacion ose të kenë parë ndokund veturën, të lajmërojnë në numrin e telefonit, 044 121-843.