Zbulo të panjohurën

Merret vendimi: Qytetarët mund të votojnë edhe me letërnjoftim të skaduar

Nga LVV-ja kanë bërë të ditur se në KQZ është marrë vendim që qytetarët të votojnë edhe me letërnjoftim që e ka afatin e skaduar, raporton Gazeta Express.

Kështu ka shkruar në Facebook, Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i LVV-së.

Ai thotë se të gjithë ata që janë në listë të votuesve mund të votojnë edhe nëse e kanë letërnjoftimin me afat të skaduar.

“Njoftim:

KQZ posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. Të gjithë ata që janë në listët e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar”, thotë ai.