Një ngajrje e rëndë ka ndodhur para pak minutave ne qytetin e Prizrenit në lagjen “Durmish Asllani”. Policia ka gjetur dy trupa pajetë.
Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se viktimë është polici Sali Mazreku.
Rastin e ka konfirmuar për mediat lokale edhe Faton Alia, drejtor i Policisë në rajonin e Prizrenit.
“Është një rast që ka ndodhur para 20-30 minuta, janë gjetur dy viktima në vend ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre. Njësitë kanë arritur në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e incidentit. Ende nuk i kemi identifikuar viktimat”, tha ai.
Reporteri.net do të ju mbajë të informuar për këtë rast.