Zbulo të panjohurën

Mësuesja e Vjosa Osmanit nga Mitrovica uron nxënësen që iu bë Presidente


Mësuesja e presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmanit ka uruar nxënësen e saj për zgjedhjen në krye të shtetit, shkruan mitropol.

Mësuesja nga Mitrovica, Shqipe Deda, ka nën shoqërimin e vargjeve të poezisë “Anës së lumenjve”, të Fan Nolit, ka shkruar se asaj iu plotësua karriera 40 vjeçare, pasi arriti ta shohë nxënësen e saj të bëhet presidente të Republikës sonë.

“dhe nje ze vegon nga lumi,
me buqet, me zgjon nga gjumi,
se mileti po gaditet, se tirani lebetitet
se pelcet, kercet fortuna
fryhet Vjosa, derdhet Buna
skuqet Selmani dhe Drini
dridhet beu e zingjini.”, janë vargjet që ka përzgjedhur mësuesja, duke i uruar fat Osmanit.

“Shume fat Vjosa. Zoti qofte me ty se populli do te jete padyshim.
Mua mu plotesua kariera ime 40 vjecare.
Nuk me mbetet mendja me askund.
Arrita ta shoh nxenesen time Presidente te Republikes sone.

Me dashuri mesuesja e jote,
Shqipe Deda”, u shpreh mësuesja e presidentes.