Zbulo të panjohurën

Mijëra fletëvotime të pavlefshme, ku gabojnë kosovarët në ditën e zgjedhjeve

Mbi 33 mijë fletëvotime janë shpallur të pavlefshme në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019-të.

Votimi i kandidatëve, por jo i subjektit politik është gabimi që bëjnë më së shpeshti votuesit kosovarë.

Mirëpo, ka edhe disa arsye tjera pse një fletëvotim mund të shpallet i pavlefshëm.

Përveç rastit ku votohet kandidati, por jo subjekti politik, ka raste kur votohet për më shumë se një subjekt politik.

Gjithashtu, edhe dëmtohesh qëllimisht fletëvotimi.

Më pak raste ka që fletëvotimi mbetet i paplotësuar apo i pavulosur.

Radio Evropa e Lirë sjell grafikën: