Zbulo të panjohurën

Ministri i Mbrojtjes thotë se e pranon kandidimin për kryeministër, nëse LDK e propozon

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, njëherit kryetar i degës së LDK-së në Prizren, është i gatshëm të kandidojë për kryeministër të vendit, nëse partia e tij e propozon.

Teksa foli për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, Quni tha se është gjithmonë i gatshëm për përgjegjëgjësi të reja.

“Unë gjithmonë jam i gatshëm për sfida të reja dhe asnjëherë nuk iki nga përgjegjësive”, tha Quni të dielen për Gazetën Express

Quni në qeverinë e Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit ka mbajtur postin e ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa njihet për fjalime të fuqishme në Kuvendin e Kosovës, sidomos në seancat kur rrëzohen qeveritë.

LDK akoma nuk ka propozuar kandidatin për kryeministër, si opsione të mundshme janë përmendur Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti etj.

Lumir Abdixhiku nuk është prononcuar akoma për media, ai pati refuzuar të jetë ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit në qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

PDK do të shkojë në zgjedhje me Enver Hoxhajn kandidat për kryeministër, ndërsa nuk dihet nëse partitë politike do të hyjnë në ndonjë koalicion të mundshëm parazgjedhor, aktualisht ato nuk kanë “vija të kuqe”, për askënd.