Zbulo të panjohurën

Ministria e Mbrojtjes konfirmon vetëvrasjen e oficerit të FSK-së

Ministria e Mbrojtes ka konfirmuar vetëvrasjen e Gyner Muratit, sot në lagjen “Arbëria” ne Prishtinë.

Zëdhënësi i ministrisë, Ibrahim Shala, ka konfirmuar për “Zërin” se oficeri i FSK-së, kolonel Gyner Murati, ka bërë vetëvrasje.

“Po e konfirmojmë lajmin, se ka ndodhur rasti tragjik ku oficeri i FSK-së kolonel Gyner Murati ka bërë vetëvrasje. Policia e Kosovës dhe e FSK-së janë duke u marr me rastin. Për çdo informacion të ri do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Shala.

Kujtojmë se më herët rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i policisë Agron Borovci.