Zbulo të panjohurën

Miss Universe Kosova kërkon burrë të huaj: Nuk dua burrë shqiptar

Një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në “Shiko Kush LUAN”  ishte Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli.

Në sfidën e parë Blerta na zbuloi si i ka punët me zemrën dhe se nuk është në një lidhje dashurie.

“A je single? Nëse po i dashuri yt duhet të jetë nga Kosova apo nga Shqipëria?” ishte kjo pyetja iu drejtua Miss Universe Kosova 2020 dhe përgjigja e saj habiti të gjithë në studio pasi tha se nuk do një burrë shqiptar.

“Jam single dhe nuk dua burrë shqiptar”, u shpreh Blerta Veseli.

Blerta Veseli së shpejti do të sjellë një emision të saj, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini.