Zbulo të panjohurën

Mjekët tregojnë gjendjen e të riut që u plagos me armë zjarri në Prishtinë

Një i ri ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot në lagjen Dardania të Prishtinës.

Gazeta Express ka marrë informacione zyrtare nga zyra për media në SHSKUK, ku aktualisht është duke u trajtuar i plagosuri.

Bëhet e ditur se ai ka marrë tri plagë nga arma e zjarrit, dy nga të cilat janë në pjesën e gjurit.

Sipas mjekëve, gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju njofton se një person është sjell nga urgjenca e qytetit të Prishtinës në orën 12 e 55 në Klinikën Emergjente, si pasojë lëndimit me armë zjarri. Ekipet e Klinikes Emergjente menjëherë kanë ofruar kujdesin mjekësor emergjent për t’i detektuar lëndimet  e shkaktuara me armë zjarri. Plagët janë shkaktuar nën gju: dy në anën e majtë, ndërsa një në anën e djathtë. Për momentin, gjendja e tij është stabile. Ekipet kujdestare po bëjnë ekzaminimet radiologjike- laboratorike dhe konsulencat mjekësore. Pas përfundimit të këtyre procedurave, i lënduari do të transferohet për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë”, tha SHSKUK për Gazetën Express. Ndërsa, policia ka njoftuar se janë duke punuar për identifikimin e personit të dyshuar.