Zbulo të panjohurën

Momenti i tmerrshëm nga aksidenti në autostradë, një person shihet i shtrirë në rrugë

Përgjatë ditës së sotme, kanë ndodhur dy aksidente trafiku përbrenda dy orëve në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, sot me 29.12.2020 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në intervalin kohor prej orës 12:50 deri në 14:30, janë raportuar dy aksidente të trafikut. Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me raste”, tha Kelani.

Nga aksidenti i dytë, Express ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes. I njëjti ka konfirmuar se në njërin nga këto dy aksidente, kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Me datën 29.12.2020 pak para orës 13:00 në autostraden ,, Ibrahim Rugova”, në km-22 drejtimi i Vermicës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalur jashtë rrugës. Si pasojë e vetaksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani.