Momenti kur qytetari nga Prizreni ngjitet në ballkonin e shtëpisë që po digjej për të shuar flakët (Video)
Një gjest heroik ka treguar një qytetar nga Prizreni.
Në një shtëpi që ishte duke u djegur, një qytetar nga Zhuri i Prizrenit, është ngjitur me shkallë në ballkonin e shtëpisë për t’i ndihmuar zjarrëfikësit që ta shuanin zjarrin.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Jeni Mahalla” në Prizren, ndërsa qytetari D.H, shihet duke marrë shkallet dhe ngjitet në ballkonin e shtëpisë.
Nuk dihet nëse dikush ka marrë lëndime nga ky rast.
Për më shumë shihni gjestin heroik të këtij qytetari: