Zbulo të panjohurën

Mot i ndryshueshëm gjatë ditës së sotme

Java e parë e janarit me mot të ndryshueshëm, me vransira, diell dhe reshje shiu, vetëm në vise malore borë.


Nga e premta dhe në fundjavë rënie e temperaturave e priten mundësi edhe për borë.

Pjesa më e madhe e Mesdheut, përfshi edhe rajonin tonë mbetet në dominim të fushave ciklonike të ardhura nga Atlantiku.

Nën këto kushte mbi vendin tonë javën e parë të janarit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira, intervale më të gjata me diell e ditën e hënë dhe të mërkurë priten mundësi edhe për reshje shiu. Reshjet e borës më të mundshme vetëm në vise malore.

Të martën dhe mërkurën gjatë ditës mund të ketë intervale më të gjata me diell. Temperaturat mbesin ende të të larta për këtë periudhë kohore.

Ditën e premte kalimi i një cikloni nga rajoni, sjell përgjatë vendit tonë një sistem frontal, që orëve të mëngjesit mundëson të reshura shiu dhe bore edhe në pjesë të ulëta.