Zbulo të panjohurën

Moti për ditën e fundit të vitit

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërsa vranësirat vende-vende parashihen të  sjellin reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se reshjet më intensive do të jenë në Dukagjini

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë më e fuqishme.

31.12 – Paradite vende-vende vazhdojnë reshjet e shiut, e në vise malore të borës. Ditën vransirat do të shpërndahen, e do të ketë intervale me diell. Në mbrëmje kryesisht me kthjellime.