Zbulo të panjohurën

Muharrem Svarqa: Do ta ndalim trendin e ikjës së profesionistëve shëndetësor nga vendi

Kandidati për deputet Muharrem Svarqa sot ka realizuar një takim me profesionistët shëndetësor.
Ai ka bërë një shkrim ne facebook.

“Paraditen e sotme bashkë me kolegët e mi ndava disa çaste frymëzuese me profesionistēt shëndetsor në Ferizaj.

Se ata janë shumë të rëndësishëm për ne dhe programin tonë u pajtuam me tē gjithë këta mjekë e infermierë , por unë shpreha zotimin se me qeverisjen tonë këta profesionistë të veçantë do të trajtohen më dinjitetshëm.

Kosova në vitet e fundit fatkeqsisht është përballur me ikje të mjekëve dhe infermierëve të zot , mirëpo ne do ta ndalim këtë trend ashtu siç kemi nisur si qeverisje muajve të kaluar me shanca të reja e me iniciativa dobiprurëse.

Edhe si kryetar komune shëndetsisë i kam dhënë hapësirë të veçantë , prandaj e kam të kultivuar lidhjen e fuqishme me të gjithë punëtorët tanë shëndetësor”

Muharrem Svarqa garon në listen e LDK-s për deputet në kuvendin e Kosovës dhe ka numrin 28.