Zbulo të panjohurën

Murat Jasharit i shqiptohet masa e detyrueshme për trajtim psikiatrik

Departamenti special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka shqiptuar masën e detyrueshme të trajtimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, Murat Jasharit, i cili është i dyshuar në rastin “Syri Popullit”.

Por për dallim prej vendimit të parë ku trupi gjykues kishte marrë vendim që Murat Jashari të qëndronte për trajtim për 10 vjet, kësaj radhe masa e trajtimit psikiatrik do të vazhdojë bazuar në rekomandimet e ekspertëve të institutit.

Kryetari i trupit gjykues Musa Kongjeli ka thënë se për shkak të gjendjes shëndetësore të Jasharit gjykata e ka trajtuar me prioritet këtë lëndë derisa procedura po zhvillohet ndaras ndaj Avni Llumnicës, Sadri Ramabajës e Bajrush Konjushës.

Gjykata ka thënë se do të njoftohet çdo 6 muaj për gjendjen shëndetësore të Jasharit dhe se është në dijeni që atij disa here i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ndërsa avokati e tij Fehmie Gashi Bytyçi ka thënë se disa here ajo është dashur t’i sigurojë barnat për klientin e tij pasi që ka pasur mungesë te barnave me të cilat ai po trajtohet.

Murat Jashari akuzohet për tentim vrasje te rëndë na tentativa ndaj Azem Vllasit dhe mbajtje në pronësi të armës.