Zbulo të panjohurën

Mustafa: S’jemi në diskutime për koalicion me asnjë parti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie është diskutuar lidhur me përgatitjet për zgjedhje.

Ai ka thënë se nuk janë në diskutime për koalicion me asnjë parti tjetër.

“Po bëjmë përpjekje që të kemi emrin në fillim të javës së tjetër. Kishim diskutime për përgatitje për zgjedhje, për kriteret për kandidatët që do të marrim edhe nga degët dhe nga opinioni i qytetarëve. Jemi në përgatitje, do të punojmë sot e nesër e të hënën që të dalim sa më shpejt me emrin e kandidatit”, tha ai.

Mustafa tha se sot nuk kanë diskutuar për emra për kandidatin për kryeministër.

Ndërkaq në një njoftim për media, pas takimit të Kryesisë së LDK-së, kjo parti ka thënë se është e bindur “se është zgjedhja më e mirë dhe këto zgjedhje do të dalë fituese”.