Zbulo të panjohurën

Naser Kelmendi arrestohet nga policia në Serbi

Naser Kelmendi është arrestuar sot në qytetin Loznica në Serbi njoftojnë mediat serbe.

Kelmendi është parë në një hotel në hyrje të Loznicës. Rreth orës 13:30 disa vetura të policisë janë dëgjuar duke shkuar në drejtim të hotelit ku ishte Kelmendi.

Policia ka arrestuar atë menjëherë, shkruar Novosti, transmeton Gazeta Express.

Sipas informacioneve të kësaj medie serbe, ai është ndaluar si qytetar dhe gjatë arrestimit nuk i është gjetur asgjë që mund ta lidhë me ndonjë krim të kryer.

Ai është akoma në Sstacionin policor të Loznicës dhe nuk ka akoma informata zyrtare se përse është arrestuar.