Zbulo të panjohurën

Naser Ramadani infektohet me COVID 19

Kreu i IKSHPK-së Naser Ramadani ka njoftuar se është infektuar me COVID 19, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur i njëjti përmes një shkrimi në Facebook.

“Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri  i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

Naser Ramadani

Të nderuar qytetarë!

Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2!

Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri  i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.

Andaj ju lutem:

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!