Zbulo të panjohurën

“NATO ka nisur bombardimet”, momenti kur u dha lajmi më i mirë për Kosovën (Video)

Sot janë bërë 22 vjet nga nisja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

Ndërhyrja e NATO-s erdhi pas shumë masakrave që forcat serbe po kryenin kundër popullatës civile në Kosovë.

Si sot 22 vite më parë, në televizionet shqiptare u dha lajmi i shumëpritur nga kosovaret se aleanca e NATO-s ka nisur bombardimet, shkruan Magazina.al

Bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe nisën në mars dhe vazhduan deri në qershor kur edhe u detyrua të dorëzohet ish-krimineli serb Sllobodan Millosheviq i cili tërhoqi të gjitha forcat nga Kosova.

Më poshtë shihni momente kur moderatorja e lajmeve Besa Çeku- Buçinca, dha lajmin se NATO ka nisur bombardimet./Magazina.al

VIDEO