Zbulo të panjohurën

Ndalohet kamioni në Han të Elezit, po barte paligjshëm 12 shtetas të Afganistanit

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në një kamion me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit.

Këta shtetas dyshohet se janë bartur nga Greqia, njofton Klan Kosova.

“Hani i Elezit 04.02.2021-04:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në terminalin Doganor në SPK Hani i Elezit, në kamionin me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit duke u transportuar në mënyre të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia”.