Zbulo të panjohurën

Në këtë datë do të shfaqet ‘Hëna e Ftohtë’: Ja pse s’duhet ta humbisni!

Dhjetori na ka sjellë disa ngjarje qiellore mjaft epike, më e rëndësishmja ishte mrekullia kozmike e njohur si “The Great Conjuction”, por ka edhe një pamje tjetër që duhet të shihni para se t’i jepni lamtumirën vitit 2020.

“Hëna e Ftohtë” do të shfaqet në mbrëmjen e 29 dhjetorit dhe do jetë mjaft e veçantë. Kjo hënë, jo vetëm që është hëna e plotë e fundit për këtë vit, por është e njohur dhe për trajektoren e saj të lartë nëpër qiell, që do të thotë se do të ulet mbi horizont më shumë se çdo hënë tjetër.

Ndërsa hëna do të arrijë maksimumin e ndriçimit në 22:30, të martën, ju mund të filloni ta shihni pak para perëndimit të diellit, sipas The Old Farmer’s Almanac, edhe pse kjo varet nga zona ku ndodheni.

Bëhuni gati të admironi hënën e fundit të plotë për këtë vit, për të rimarrë energji hyjnore dhe për të parë se sa magjepsëse është gjithçka që na rrethon.