Zbulo të panjohurën

Në Kuvendin e Kosovës qarkullon informata se Kosova e ka humbur veriun, një deputet i VV-së dhe i PDK-së dëshmitarë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka deklaruar në emisionin Frontal të T7 se në Kuvendin e Kosovës ka dëgjuar disa deputetë duke thënë se veriu nuk i takon Kosovës dhe se nuk duhet të merremi me këtë çështje.

Rexhaj nuk ka treguar se cilës parti i takojnë këta deputetë, e në anën tjetër edhe deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi tha se një gjë të tillë ja kanë thënë edhe asaj personalisht në Kuvend.

”Unë kam dëgju deputetë të partive të tjera politike të cilët edhe mu ma kanë thënë personalisht, nuk du me i thënë me emra se më vjen keq, më kanë thënë çka po merreni me veriun e Mitrovicës, ajo punë ëshë e shkuar, pra veriu nuk i takon Kosovës, hajde merremi me diçka tjetër. Nuk është me rëndësi të cilës parti janë”, ka deklaruar Rexhaj në Frontal.

Për deklarata të tilla tha se ishte dëshmitare edhe deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi.

“Ka, ka të tillë që më kanë thënë në Kuvend edhe mua, jo shumica, disa, fatekqësisht”, ka thënë Idrizi