Zbulo të panjohurën

Në prag të takimit Kurti-Vuçiq, pas 23 vitesh, në mes të Prishtinës, mbahet liturgji në Kishën brenda oborrit të UP-së

Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji në Kishën e braktisur në oborrin e UP-së për herë të parë prej vitit 1998.

Për festën që mbahet në ditën e 40 pas krishtlindjeve ortodokste që njihet si “Dita e Ngritjes së Krishtit”, Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji së bashku me besimtarë dhe peshkopë të tjerë.

“Për herë të parë që nga viti 1998, një liturgji është mbajtur në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Prishtinës. Liturgjia e shenjtë është shërbyer nga Peshkopi Teodosije me priftërinj dhe besimtarë në kishën e pambaruar, për nder të ditës së ngritjes”, thuhet në deklaratën e Dioçezës.

Në “non-paper”-in që ka qarkulluar javët e fundit lidhur me një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është paraparë edhe eksterritorrialitet për Kishat dhe Manastiret serbe në Kosovë.

Kjo liturgji vjen pak ditë para takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti Aleksander Vuçiq në Bruksel.

Në këtë liturgji ka marrë pjesë edhe deputeti i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq.

Në fund të vitit 1992 nisi ndërtimi i objektit të Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Nga ky institucion i lartë shkollor ishin dëbuar shqiptarët, sikurse edhe nga të gjitha institucionet tjera në Kosovë.

Për këtë arsye serbët që mbanin pushtetin absolut nuk e patën të vështirë t`i marrin tokën universitetit për të ndërtuar kishën.

Madje në ceremoninë e gurthemelit merrte pjesë edhe krimineli nga luftërat e Ish-Jugosllavisë.