Nënës së ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore së fundmi.

Ajo ka kërkuar trajtim shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën Infektive.

Nga kjo klinikë është thënë për Express se nëna e ish-presidentit është e shtrirë momentalisht në klinikë ku edhe po merr shërbim shëndetësorë.

Gjendja e saj nga infektologët në këtë klinikë thuhet se është stabile, sikurse edhe e pacientëve tjerë.

Burime të Expressit kanë thënë se Hyra Thaçi është infektuar me COVID-19, prandaj edhe ka kërkuar trajtim mjekësorë në Klinikën Infektive.

Ndërsa, nga Klinika Emergjente i kanë thënë gazetës se gjendja e saj është rënduar edhe për shkak të moshës që ka.