Zbulo të panjohurën

Nëna nga Peja raporton në polici: Vajza ime e mitur është zhdukur, nuk e di ku ndodhet

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për një person të zhdukur në Pejë.

Një nënë ka njoftuar policinë, se vajza e saj e mitur ka dal nga shtëpia, dhe nuk e di vend-ndodhen e saj.

“Rr. Bekim Berisha Pejë, 08.12.2020-13:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se vajza e saj e mitur ka dal nga shtëpia dhe se nuk din për vend-ndodhjen e sajë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se nuk ka persona të dyshuar për këtë rast.