Zbulo të panjohurën

Nervozohet infermierja që publikoi foto me nënën e Thaçit: Ajo më dha leje për ta postuar

Infermierja Emina Zeqiri është sqaruar pasi e kishte publikuar në Facebook një fotografi me nënën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e cila po qëndron e shtrirë duke u trajtuar në QKUK.

Infermierja ka thënë se nëna e Thaçit ishte pajtuar të bënte fotografi me të dhe që atë ta postonte, duke i akuzuar mediat e duke paralajmëruar padi, shkruan Gazeta Express

“Te nderuar miq dhe ju familjar, dje kam pasur nderin qe te fotografohem me nenen e ish Presidentit Hashim Thaçi, ku i tregova per admirimin tim per familjen Thaçi, dhe shpreha deshiren qe ta bejme nje fotografi se bashku, nena e ish Presidentit ishte dakord dhe me leje te saj e postova me shume gezim per kete mundesi, por i gjithe entuziazmi im sot mu rrenua pasi qe disa portale tona te cilat pa pike ndergjegje dhe pa pike turpi dhe pa lejen time, moren foton dhe e shperndane neper portale te tyre duke shkruar tituje te tmershem dhe te rrejshem lidhur me kete fotografi. Andaj isha e detyruar qe te ju informoj se secilin nga ato portale do ta padis ne Gjykat dhe nuk do te ndalem deri sa te kerkojne falje publike dhe ti terheqin ato shpifje ndaj meje dhe ndaj nenes se z. Thaçit.E tmershme eshte kjo çka eshte duke ndodhur vetem per disa klikime te shkaterohet jeta dhe kariera e dikujt dhe te njolloset nje person, por une nuk do te ndalem gjersa e verteta te del”, ka shkruar ajo.

Evgjeni Thaçi, ish-deputete e PDK-së dhe mbesa e Hashim Thaçit, ka reaguar pas publikimit të fotografisë së nënës së ish-presidentit.

“E drejta për privatësi dhe konfidencialitet është një nga te drejtat kryesore te pacienteve. Trajtimin me dinjitet te çdo individi, e siguron legjislacioni ne fuqi dhe konventat ndërkombëtare që trajtojnë te drejtat e njeriut”, ka shkruar Thaci në Facebook.

Ajo ka kërkuar që të ruhet privatësia e të mos publikohen foto pa e marrë miratimin e pacientëve.

“Duke shprehur mirënjohje te thelle për punën e tyre, lus stafin shëndetësor kudo ne Kosove, e poashtu edhe mediat, qe ta respektojnë privatësinë e pacienteve pa marr parasysh kush janë ata. Publikimi pa autorizim i fotografive te pacienteve, cilësohet si shkelje flagrante e te drejtave te tyre dhe një sjellje aspak profesionale”, ka thënë ajo