Zbulo të panjohurën

Nga sot paralajmërohen përsëri vërshime në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se nga sot e deri më 12 shkurt mund të ketë sërish vërshime si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës.

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut të Drinit të Bardhë, në disa zona do të jenë me intensitet më të lartë e që pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit.

Veç kësaj priten edhe vërshime të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.

“Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Në rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit prite të ketë sasi dhe intensitet më të lartë të reshjeve.

“Sasia dhe intensitetit më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit. Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve”, thuhet tutje nga IHMK.