Zbulo të panjohurën

Nis mbledhja e Kryesisë ku do të vendoset për seancën konstituive

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Gazeta Express.

Mbledhja po udhëhiqet nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani derisa të pranishëm janë përfaqësueses të të gjitha partive politike që do të jenë në Kuvend të Kosovës edhe në legjislaturën e re.

Bekim Kupina, këshilltari për media i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka deklaruar dje se seanca konstituive do të propozohet në kryesi që të mbahet më 22 mars.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.