Zbulo të panjohurën

Njësitë Speciale me armë të gjata e të maskuar, zgjerojnë operacionin e bastisjes në Prishtinë

Policia e Kosovës ka zgjeruar operacionin e saj në Prishtinë, teksa ka vazhduar bastisjet nëpër “Call Center”.

Një aksion i tillë tanimë po zhvillohet edhe në rrugën “Bajram Kelmendi”. në Prishtinë.https://ballkani.info/pamje-nga-aksioni-i-policise-momenti-kur-njesiti-special-ka-bastisur-nje-call-center-ne-ferizaj/embed/#?secret=ckdARL57uZ

Aty janë policë të Kosovës, të armatosur me armë të gjata dhe të maskuar.Image

Në lidhje me operacionin e sotëm kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.