Zbulo të panjohurën

Njofton Haradinaj: Nëna Rukë kaloi një krizë shëndetësore, gjendja e saj është stabile

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se nëna e tij ka kaluar suksesshëm një krizë shëndetësore.


Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëna Rukë bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës, dhe se është në gjendje stabile shëndetësore, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore. Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës.

Me këtë rast, falënderoj Prof. Dr. Xhevdet Krasniqi, Dr. Fisnik Veliu, Dr. Hamzën, si dhe infermierët Mustafë Qela, Agron Haxholli dhe Granit Bregaj, që kryen intervenimin. Po ashtu, falënderoj mjekët e Emergjencës Dr. Basri Lenjani, Dr. Arbër Hamiti dhe Dr. Vlora Tishukaj, si dhe të gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës.

Nana Rukë është në gjendje stabile dhe me sukses po e tejkalon këtë krizë.

RH