Zbulo të panjohurën

Nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes, vdes 23-vjeçari në Francë, familja kërkon ndihmë për kthimin e kufomës në Kosovë

Një 23-vjeçar, Shkelzen Kasumi nga Vushtrria ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes.

Familja është duke kërkuar ndihmë për kthimin e kufomës, shkruan Gazeta Express.

Kështu u bë e ditur nga Shoqata Kulturore Shqiptare Strasbourg-Kehl, përmes një postimi në Facebook.

“Sot me 29/01 vdiq Shkelzen Kasumi 23 vjeç ne spitalin e Strasbourg-ut. Ishte ardhur te sherohet por nuk i mbijetojë sëmundjes. Familja qe gjindet ne Kosovë kerkon ndihmen nga çdo bamirës qe t’ua kthejmë kufomen. Ndihmat do te pranohen nga Ragip Ademii (daja) kontakti: +33 6 05 54 30 06.

Afati i fundit te shtunen ora 18:00

Ngushllime familjes “, thuhet në njoftimin e tyre.