Zbulo të panjohurën

Nuk ndalen hajnat: Vjedhin stoli ari e para të gatshme në një shtëpi në Malishevë

Një person nga fshati Banjë i Malishevës ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme 2300 euro dhe stoli ari në vlerë 1900 euro.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:45.

Siç mëson gazeta, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.