Zbulo të panjohurën

Nuk ndalet aksioni në veri, serbët mblidhen edhe në Zubin Potok, sërish tym

Pasi përfunduan punë në një situatë jashtëzakonisht të tensionuar, Policia e Kosovës i ka tërhequr autoblindat nga Mitrovica e veriut për ta vazhduar aksionin kundër kontrabandës në Zubin Potok dhe Zveçan.

Qytetarë serbë, ashtu si në Mitrovicën e veriut, janë mbledhur në qendër të Zubin Potokut, raporton Radio Kontakt Plus.

Njësia e e Policisë së Kosovës gjendet edhe në Zveçan. Rruga pranë “Komova kafana” është e bllokuar.

Tym është parë aty, ndërsa qytetarët serbë vazhdojnë të qëndrojnë të mbledhur aty pranë.

Më herët, automjete të blinduara të njësisë speciale të Policisë së Kosovës hynë në pjesën veriore të Mitrovicës. Qytetarët e mbledhur serbë hodhën gurë, dhe Policia u kundërpërgjigj me bombola gazi.

Serbët po ashtu i sulmuan disa prej polivëve edhe fizikisht në hyrje të një prej barnatoreve në veri.

Gjatë zhvillimeve në Mitrovicën e veriut, dëme materiale iu shkaktuan disa automjeteve civile të parkuara aty pranë.