Zbulo të panjohurën

Numër i madh i inspektorëve dalin në teren për të parë sa po respektohen masat anti-COVID

Tani kur edhe po bëhen një vit nga rastet e para të konfirmuara me COVID-19 në Kosovë, situata vazhdon të jetë mjaftë e vështirë.

Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar nëntë viktima dhe mbi 400 raste.

Inspektorë të shumtë janë parë sot në Prishtinë duke kontrolluar nëse po respektohen masat anti-COVID.

Madje nga IKSHPK dje u apelua për kujdes të shtuar, pasi ishte numri më  i madh i rasteve të konfirmuara në këtë fillimvit.

Duhet përkujtuar që masat vazhdojnë të jenë po të njëjtat dhe ndër të tjerash qytetarët duhet me patjetër të bartin maska, të respektojnë distancën dhe kësisoj të bëjnë parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të këtij virusi.