Zbulo të panjohurën

Numërohen 99.84 për qind të votave, këto janë rezultatet

Deri tani janë numëruar 99.84% të votave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas këtyre statistikave Vetëvendosje është e para me 47.87%, PDK e dyta 17.40%, LDK e treta 13.07%, shkruan Reporteri.net.

Partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja renditet e katërta me 7.42% të votave, kurse Nisma e Fatmir Limajt nuk e kalon pragun me 2.60%.

Këto rezultate janë pa u njehur votat me kusht dhe ato nga diaspora, numërimi i të cilave pritet të fillojë brenda disa ditëve.

Valmir Elezi ka thënë për mediat se është e vështirë të dihet shpallja e rezultatit përfundimtarë.

Ai ka thënë se pas shpalljes së rezultatit përfundimtarë subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të ankohen.