Zbulo të panjohurën

Nushi i PSD-së nxjerr një postim të Gjinovcit: Protestuesi i pushtetit që i thurr lavde një seksisti

Nol Nushi nga PSD-ja ia ka kujtuar analistit Rron Gjinovci një postim, në të cilit ky i fundit e mbështeste avokatin Tomë Gashi, i cili njihet për gjuhë të papërshtatshme e fyese, raporton Gazeta Express.

Nushi ka shkruar se “kështu duket një protestues i pushtetit”, pasi Gjinovci ftoi qytetarët që të dalin në protestë kundër deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati i cili përdori gjuhë fyese ndaj presidentes Vjosa Osmani.

“Qe qysh doket nje protestues i pushtetit: Reagon ndaj gjuhes se deputetit opozitar. Thurr lavde ndaj nje seksisti, racisti e matrapazi te pushtetit”, ka shkurar Nushi.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fnol.nushi%2Fposts%2F10157495461077047&width=500&show_text=true&height=334&appId

Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës është mbajtur protestë për shkarkimin e profesorit të këtij Universiteti, Ardian Kastrati. Protesta ka zgjatur pak e kjo ka ndodhur për shkak të situatës me pandeminë, kanë njoftuar organizatorët.

Drejtuesi i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka thënë se nëse deri të premten nuk merren masa ndaj Kastratit, do të fillojnë grevë e do ta bllokojnë rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.