Zbulo të panjohurën

Nxënësi kosovar “shokon” me përgjigjet e tij në një test: Kryeqytet i Bullgarisë është Serbia

Në nxënës kosovar nuk ka arritur të ketë as njohuritë elementare përkundër faktit se është në klasën e shtatë të shkollës fillore.

Në një test të njohurive të përgjithshme, ai dështon plotësisht duke dhënë vetëm dy pyetje të sakta nga gjithsej 12 sa ishin në total.

Në pyetjen se cili është kryeqyteti i Bullgarisë, ai është përgjigjur Serbia, derisa në pyetjen se sa banorë i ka Evropa, është përgjigjur “Shumë banorë ka evropa 1000000”.

Përgjigje të sakta ka dhënë vetëm në pyetjen për daljen e Shqipërisë në det dhe atë për kryeqytetin e Greqisë.

Fotografitë e testit janë publikuar nga Emrush Shkoda në Facebook.