Zbulo të panjohurën

Nysrete Kumnova mes lotësh para deputetëve: Driton Selmanaj e injoroi temën e të pagjeturve

Nysrete Kumanova nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit e cila po mbahet me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi.


Nysrete Kumnova tha se familjet e të pagjeturve jetojnë që dy dekada në ankth, pritje, ethe, pikëllim e shpresë.

Tutje ajo tha se familjet e të pagjeturve nuk patën përkrahje nga insititucionet vendore e ndërkombëtare.

Mes lotësh, ajo ju drejtua deputetëve që po presin fjalët dhe veprat e tyre për të denoncuar krimet serbe.

“Posti i deputetit është detyrë fisnike e jo profitabile”, tha ajo.

Ajo e përmendi edhe zv/kryeministrin Driton Selmanaj, shkarkimin e të cilit e ka kërkuar pothuajse çdo ditë Kumanova para Kuvendit, pas deklaratës së tij për të pagjeturit.

“Driton Selmanaj kohë më parë e injoroi temën e të pagjeturve, duke e cilësuar si të konsumuar”, tha Kumnova.