Zbulo të panjohurën

Oda e Mjekëve reagon pas suspendimit dhe arrestimit të mjekut në Podujevë

Mbrëmë policia e Kosovës ka arrestuar mjekun e QKMF-së në Podujevë, Ibrahim Hoti pasi që i njëjti refuzoi që t’i jap trajtim mjekësor një të moshuari, shkruan Gazeta Express.

Ndaj Hotit u ndërmor edhe masa e suspendimit. E ndaj këtij vendimi ka reaguar Oda e Mjekëve.

Sipas kësaj Ode, ndaj mjekut Hoti është bërë padrejtësi, pasi që nuk i është dhënë mundësia e sqarimit.

“Oda e Mjekëve të Kosovës e ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në qytetin e Podujevës. Me këtë rast, OMK vlerëson se anëtarit të saj Dr. Ibrahim Hotit i është bërë padrejtësi duke e suspenduar nga vendi i punës dhe duke e arrestuar pa i ju dhënë mundësia e sqarimit dhe pa u zhvilluar hetime paraprake dhe të nevojshme dhe vërtetuar se a janë respektuar protokolet mjekësore gjatë trajtimit të pacientit në fjalë. Ky veprim i padrejt i institucioneve të sundimit të ligjit ka bërë që me qindra pacient të mbesin në kohë pandemie pa marrë shërbime dhe trajtim specifik në këtë kohë pandemie”, thuhet në reagim.