Zbulo të panjohurën

Odat e Drenicës i hapin dyert për Ferat Shalën

Ferat Shala, ka vazhduar takimet me qytetarët duke u mbledhur nëpër odat e Drenicës.
Bashkë edhe me kolegët e tij, Memli Krasniqin dhe Petrit Hajdarin, mbrëmë i kanë dëgjuar dëgjuam zërat e të rinjve drenicas.

“Të rinjtë tanë janë sikur uragani që s’ndalet, pavarësisht pengesave. Zemra e tyre rrah bashkë me idealet liridashëse dhe shtetformuese të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Shala.

Ky është postimi i Shalës:

Odat e Drenicës gjithmonë kanë shërbyer si vende ku rinia është takuar dhe ka shpallur idealet dhe aspiratat e saj.

Bashkë me kolegët e mi, Memli Krasniqin dhe Petrit Hajdarin, mbrëmë i dëgjuam zërat plot sinqeritetin të të rinjve drenicas.

Të rinjtë tanë janë sikur uragani që s’ndalet, pavarësisht pengesave. Zemra e tyre rrah bashkë me idealet liridashëse dhe shtetformuese të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ne ua kemi borxh këtyre të rinjve një jetë më të mirë, një shtet që i trajton me dinjitet dhe ua siguron një të ardhme më të ndritur.

#Rimëkëmbje #FeratShala14