Zbulo të panjohurën

Pa maska e distancë, Haradinaj e nis fushatën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka nisur fushatën parazgjedhore.

Haradinaj ka qëndruar sot në Kamenicë dhe Gjilan ku është takuar me strukturat e AAK-së në këto dy komuna. Por gjatë këtyre takimeve janë thyer rregullat e Qeverisë për luftimin dhe parandalimin e koronavirusit. Në fotografitë e publikuara nga Haradinaj anëtarët e AAK-së shihen pa maska dhe të ulur shumë afër njëri-tjetrit.

Ai tha se po vërehet një atmosferë e fitores.

“Sot në Dardanë dhe Gjilan. Atmosferë e fitores!”.