Zbulo të panjohurën

Pa maska e distancë, Lushtaku poston fotografi nga Aqareva: Të gatshëm si asnjëherë për fitoren e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka postuar një fotografi nga Aqareva.

Lushtaku thotë se Aqareva është e gatshme për fitoren e PDK-së si asnjëherë më parë.

Në fotografitë e postuara nga Lushtaku shihet se janë një numër i madh personash në një odë ku nuk po mbahet distanca e as maskat.

Ky është postimi i tij i plotë:

Mikpritje e ngrohtë në Aqarevën legjendare të UÇK-së. Aqareva si asnjëherë më parë është e gatshme për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës! SL