Zbulo të panjohurën

Pacientët e shtirë në spital, kryetari i Ferizajt: Uroj të mos shënohet asnjë viktimë

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar pacientët e shtrirë në spital, të cilët pësuan lëndime trupore si pasojë e një shpërthimi në një restorant në komunën që ai udhëheq.

Ai ka uruar që të mos shënohet asnjë viktimë, përderisa numri i të lënduarve ka arritur në 44, deri më tani.

Postimi i tij i plotë:

Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj.

Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.

Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve.

Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve.